Botë
ShBA, reagime pas shkarkimit të prokurorit Comey
11.05.2017 14:28
Ish-shefi i FBI-së, James Comey, është ftuar të dëshmojë para Komitetit të Inteligjencës së Senatit amerikan javën e ardhshme...

Senatorët demokratë kanë akuzuar presidentin Trump për shkarkimin e drejtorit të FBI-së, Xhejms Komej. Ata theksuan se aty ka vetëm një zgjidhje, një prokuror special. Por, kryesuesi i republikanëve në Senat, Mitch McConnell, tha se kjo do të pengonte hetimet për involvimin rus në zgjedhje, që tashmë janë duke u zhvilluar, duke akuzuar demokratët se derdhin lot krokodili për të.
Demokratët janë përplasur me Comey për trajtimin nga ana e tij të hetimit për rastit “Clinton”, por demokrati i Pensilvanisë, Bob Casey, theksoi se koha e shkarkimit të Comey është problematike. Me këtë u pajtuan edhe disa republikanë, përfshirë edhe kryetarin e Komitetit të Inteligjencës së Senatit, Richard Burr.
"Ajo që ndodhi dje është në të vërtetë shokuese”,- theksoi senatorja demokrate në Uashington, Patty Murray.
"Ai ndjeu se u ngushtua rrjeti i investigimit në rastin me Rusinë. Besoj se kjo është arsyeja pse lejoi Komej të shkojë”,- tha senatori demokrat në Virgjinia, Tim Kaine.
"Ne kemi nevojë për prokuror të pavarur special”,- u shpreh senatori demokrat për Miçiganin, Gary Peters.
"Kolegët tanë demokratë janë duke u ankuar për largimin e një drejtori të FBI-së, të cilin e kanë kritikuar ashpër vazhdimisht”,- potencoi senatori republikan, Kentaki Mitch Mcconnell.
"Kur bota kuptoi se është duke u zhvilluar ky hetim, nuk mund të largosh hetuesin në rrjedhën e hetimit”,- tha demokrati, Bob Casey.
"Koha dhe arsyeja e sjelljes së vendimit kanë shumë pak rëndësi për mua. Mendoj se nuk kam dëgjuar asgjë që nga nata e mbrëmshme që e bën të qartë këtë vendim në çfarëdo mënyre”,- theksoi kryetari i Komitetit të Inteligjencës së Senatit, Richard Burr.
"Mendoj se Xhim Komej duhet ta ketë një ditë, nëse jo në gjykatë, së paku në një lartësi ku do të ketë mundësinë të shprehet për anën e tij të rastit”,- u shpreh Mark Warner nga Komiteti i Inteligjencës së Senatit.
Shtëpia e Bardhë konfirmoi gjatë ditës së djeshme se presidenti Trump ka shkarkuar drejtorin e FBI, James Comey. Lëvizja erdhi vetëm pak pasi u zbulua se Comey kishte raportuar informacione jo të sakta në Kongres në lidhje me e-mailet e kundërkandidates demokrate Clinton gjatë garës presidenciale. Por, demokratët argumentojnë se pushimi i tij erdhi për shkak të hetimeve mbi lidhjet e pretenduara mes fushatës së Trumpit dhe Rusisë dhe sipas tyre Shtëpia e Bardhë po përpiqet të bllokojë hetimet mbi këtë çështje.
LEUNORA KALIQI
