Maqedoni

Rregullorja e BE-së rrit sigurinë e të dhënave personale

11.05.2017 15:40

Rregullorja e re e Bashkimit Europian, e cila së shpejti duhet të implementohet në legjislativen vendore...

Rregullorja e re e Bashkimit Europian, e cila së shpejti duhet të implementohet në legjislativen vendore, parasheh siguri më të lartë në këmbimin elektronik të të dhënave personale, si nga kompanitë ashtu dhe nga personat fizikë. Rregullativa parash softuerë adekuatë për këmbimin e të dhënave dhe e njëjta pritet të futet në zbatim vitin e ardhshëm.
 
“Atë që deri më tani nuk e kishim por që do ta kemi, është se nëse deri më tani duhej që vetë të bëjmë kërkime për përpunime elektronike të të dhënave, prej tani të gjithë softuerët do të duhet të japin garanci adekuate, ndërsa pastaj se sa ne do t’i shkëmbejmë të dhënat varet para së gjithash prej nesh, tani është e kundërta”,- deklaroi sekretari  gjeneral i Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Igor Kuzovski.
 
Në konferencën kushtuar mbrojtjes dhe menaxhimit të informatave, kompanitë e IT sektorëve shpalosën zgjidhjet dhe mënyrat me të cilat do të implementohet kjo rregullore. 
 
“Ne shpalosëm zgjidhjet me ndihmën e së cilës kompanitë, organizatat dhe institucionet qeveritare do të mund t’i bëjnë IT sistemet e tyre në pajtueshmëri me rregullativën e re për menaxhimin dhe sigurimin e atyre të dhënave”,- theksoi Daniell Drllovski nga Neksons.
 
Vendet e rajonit, si Kroacia, Sllovenia dhe Serbia, tanimë kanë filluar zbatimin e rregullores në fjalë, e cila garanton këmbimin e informatave private pa frikë se ato në të ardhmen do të keqpërdoren. Nga Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave thonë se Maqedonia në tërësi ka harmonizuar legjislativën vendase me atë të BE-së në këtë drejtim.
     
FLORIJE BELULI-KAMBERI