Maqedoni

Grozdanov: Stadiumi “Filipi i Dytë” po bëhet gati për mbajtjen e “Super Kupës”

11.05.2017 15:58

Kushtet e duhura për mbajtjen e “Super Kupës” në Stadiumin “Filipi i Dytë” janë të përmbushura 99% apo janë në fazën përfundimtare...

Kushtet e duhura për mbajtjen e “Super Kupës” në Stadiumin “Filipi i Dytë” janë të përmbushura 99% apo janë në fazën përfundimtare, ndërsa deri më 8 gusht kur duhet të mbahet ky eveniment sportiv, kushtet do të ngrihen në një nivel më të lartë.
 
Këtë e theksoi drejtori i Sh. A. për ndërtim dhe ekonomizim me hapësirë banesore dhe afariste, Cvetko Grozdanov, duke i hedhur poshtë pretendimet e kryetarit të komunës Qendër, Andrej Zhernovski, i cili kishte thënë se në Arenën “Filipi i Dytë” kryhen akte të paligjshme dhe se mbajtja e “Super Kupës” në Shkup është sjellë në pikëpyetje.
 
Grozdanov theksoi se gjatë ndërtimit ka pasur mosmarrëveshje në lidhje me procedurat për ndërtimet e duhura në stadium. Ai thotë se fillimisht i kanë dhënë pëlqim për ndërtim të tokës në kuadër të Arenës ku duhet të jenë të vendosura veturat për transmetimin e ndeshjes, ndërsa pastaj pas dy muajve janë shpallur si jokompetentë, duke e anuluar miratimin paraprak. Për atë arsye Sh. A. për ndërtim dhe ekonomizim me hapësirë banesore dhe afariste do t’i ngre akuzë penale kryetarit të komunës Qendër, Andrej Zhernovski, për shkaktim të konfuzionit.
 
“Vendosëm që të ngremë akuzë penale për Andrej Zhernovskin dhe vetëqeverisjen lokale të komunës Qendër. Dua të theksoj, nuk do të dalë askush të na pengojë që ne ta mbarojmë këtë projekt dhe kupa e UEFA-s të mbahet këtu në Maqedoni, përkatësisht në Shkup. Ne jemi të gatshëm që ta mbarojmë këtë projekt, pa dallim të asaj nëse institucioni jonë do të pësojë harxhime shtesë”- theksoi drejtori i Sh. A. “Nehba”, Cvetko Grozdanov.
 
Grozdanov i bëri thirrje kryetarit të komunës Qendër, Andrej Zhernovskit, që mos t’i shikojë vetëm interesat partiake, për shkak se Super Kupa është një manifestim me rëndësi për të gjithë shtetin. 
 
ERSAN PAJAZITI