Maqedoni

Sonte gjysmëfinalja e dytë e “Eurovizion 2017”, Maqedonia garon e treta, transmetimi live në TVM2

11.05.2017 16:35

Ethet eurovizive vazhdojnë sërish sonte në orën 21, në TVM2 dhe TVM2 sat, në një transmetim live të eventit më të madh të këngës në botë...

Miliona spektatorë do të ndjekin garën e këngëve më të mira europiane, 18 vende të tjera në garë për 10 vendet e mbetura për në finalen e madhe të së shtunës, mes tyre edhe Maqedonia, që garon e treta sonte.
 
Shqipëria u diskualifikua që në gjysmëfinalen e parë të martën. Por, gjithsesi Eurovizioni do të ofrojë edhe sonte këngë të bukura dhe shumë spektakël që ia vlen të ndiqet.