Maqedoni
Xhaferi i njofton deputetët me kërkesën e BNJVL-së
11.05.2017 18:14
Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, ka njoftuar deputetët me kërkesën e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Bashkësisë së Njësive të Vetadministrimit Lokal...

Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, ka njoftuar deputetët me kërkesën e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Bashkësisë së Njësive të Vetadministrimit Lokal, të cilat kërkojnë që Kuvendi të gjejë zgjidhje për tejkalimin e gjendjes me situatën e krijuar për shkak të mosmbajtjes së zgjedhjeve lokale.
“Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, kërkesat i ka dorëzuar deri te deputetët në Kuvendin e Maqedonisë, pasi që kjo çështje është vetëm në kompetenca të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, e cila kërkon pajtueshmëri urgjente të të gjitha partive politike në Kuvend në lidhje me nevojat për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por edhe të të gjitha aktiviteteve të cilat kanë të bëjnë me procedurën e caktuar me Rregulloren e Kuvendit të Maqedonisë, por edhe në lidhje me themelimin e të gjitha trupave punues të Kuvendit dhe në lidhje me procedurën për shqyrtimin dhe sjelljen e ligjeve”,- thuhet në kumtesën e Kuvendit.
Afati i të zgjedhurve të pushtetit lokal skadon më 15 maj, prandaj BJVL dhe Ministria e Pushtetit Lokal kanë kërkuar zgjidhje të shpejtë nga Kuvendi.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
