Botë

Shqipëri, padi për zgjedhjet e 18 qershorit

11.05.2017 18:57

Në qershor është paraparë të votohet edhe në Shqipëri. Por, opozita insiston anulimin e zgjedhjeve të 18 qershorit me insistimin se fillimisht duhet të krijohet një qeverie teknike e më pas të shkohet në zgjedhje...

Sot u përcaktua edhe trupi gjyqësor prej 5 anëtarësh i Kolegjit Zgjedhor që do të shqyrtojë padinë e opozitës përfaqësuar nga Partia Agrare Ambientaliste për çregjistrimin e listës së kandidatëve për deputetë, me pretendimin se listat janë dorëzuar jashtë afatit ligjor. Nëse konfirmohen pretendimet e opozitës kjo do të nënkuptonte anulimin e zgjedhjeve të 18 qershorit. Por, Kolegji Zgjedhor do të mblidhet të enjten e javës që vjen për të shqyrtuar kërkesën, ndërsa deri atëherë opozita do të ketë mbajtur protestën e paralajmëruar më 13 Maj në Tiranë. Ish-kryeministri demokrat, Sali Berisha, ka thënë se ajo do jetë protesta më madhështore e paqësore në historinë e reagimit qytetar në Shqipëri.