ITKSHSHM dhe ZLM organizojnë ligjëratë për nxënësit
Tradita, doket dhe zakonet janë autoktone dhe kanë qëndruar ndër shekuj, andaj nuk është mirë të lihen anash dhe të zhduken..........

Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të shqiptarëve në Maqedoni, në sajë të bashkëpunimit me gjimnazin “Zef Lush Marku” organizoi ligjërata për nxënësit për t’i njoftuar me trashëgiminë tonë shpirtërore dhe kulturore.
Tradita, doket dhe zakonet janë autoktone dhe kanë qëndruar ndër shekuj, andaj nuk është mirë të lihen anash dhe të zhduken.
“Nxënësit do të marrin njohuri të reja prej studiuesve tanë dhe unë jam më se i bindur se në sesionet e tjera shkencore, të cilat do të organizojmë së bashku, nxënësit do të marrin pjesë aktive edhe me punimet e tyre” – tha Drejtori i ITKSH së, Shefqet Zekolli.
“Historia që mësojnë nxënësit tanë pak përfshin nga historia shqiptare, bashkëpunimet e tilla me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore ndihmojnë mjaft në informimin e nxënësve në lidhje me këtë fushë” – tha Profesoresha, Luana Basha.
Brezat e rinj kanë shumë pak informacione që të mund t’i ruajnë dhe kultivojnë traditat tona, thonë nxënësit.
“Nga ligjëratat mësuam për traditat tona të lashta, të cilat mua më dukeshin mjaft interesante”.
“Mësuam për zakonet, zejet, traditat tona të lashta dhe për këto gjera ne nuk kemi pasur njohuri” – thanë disa nga nxënësit e intervistuar nga TVM2.
Kapitali më i vlefshëm i një populli është ruajtja e traditave, andaj Ministria e Kulturës ka përkrahur financiarisht këtë projekt. (Flutura Latifi, TVM2)
