Botë

Indi, 22 të vdekur dhe 28 të lënduar në një dasmë

11.05.2017 19:48

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrënimit të një muri mbi mysafirët të cilët ishin pjesë e një dasme në Indinë perëndimore...

Qindra të ftuar ishin duke darkuar dhe një pjesë duke u grumbulluar në një lëndinë ku ishte planifikuar të organizohet dasma, ndërsa një stuhi e fuqishme pluhuri goditi vendin dhe detyroi njerëzit të futeshin në ambiente të mbyllura.
 
Më pas muri i gjatë 32 metra u rrënua mbi njerëzit brenda sallonit të dasmave, i cili la 22 të vdekur dhe 28 të lënduar. Distrikti ndodhet në shtetin Rajasthan, rreth 200 kilometra në jug të Nju Delhit.
 
Ndërprerja e energjisë elektrike pengoi punën e ekipeve të shpëtimit, derisa nuk ishte e qartë nëse stuhia e pluhurit ishte arsyeja për rënien e murit.