Maqedoni

Siri, rebelët marrin kontrollin në qytetin Tabka

11.05.2017 20:21

Rebelët sirianë, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, kanë marrë kontrollin e qytetit Tabka nga grupi militant “Shteti Islamik”....

Rënia e Tabkas u hap rrugën atyre për të sulmuar qytetin Raka, të cilin militantët e kanë vetëshpallur kryeqytet të tyre. Rebelët kanë luftuar për kontrollin e Tabkas me javë të tëra dhe së voni janë furnizuar me armë më të rënda nga ShBA-ja.
 
Nasser Haj Mansour, këshilltar i rebelëve, tha se qyteti Tabka dhe një digë e rëndësishme atje "janë çliruar plotësisht". Në muajin mars, Kombet e Bashkuara patën paralajmëruar përmbytje katastrofike në Siri nëse diga Tabka do të sulmohej. Lufta civile në Siri ka hyrë në vitin e gjashtë. Mbi 320,000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.