Botë

Mban premtimin e parë - Gjysma e kandidatëve për deputetë të Macron nga shoqëria civile

11.05.2017 21:59

Presidenti i zgjedhur i Francës, Emmanuel Macron, ka mbajtur premtimin e tij të parë..

Presidenti i zgjedhur i Francës, Emmanuel Macron, ka mbajtur premtimin e tij të parë, ndërsa gjysma e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare nga partia ‘Republic En Marche’, vijnë nga shoqëria civile.
 
Gjithashtu, partia e drejtuar nga Macron ka ruajtur barazinë gjinore, duke kandidatuar 214 gra dhe 214 burra. Zyrtarët e kësaj force politike nënvizuan se në zgjedhjet parlamentare të qershorit, ‘En Marche’ ka si synim të sigurojë shumicën në sallën legjislative.
 
Ashtu sikurse kishte premtuar edhe gjatë fushatës elektorale, Presidenti i zgjedhur i Francës, Emmanuel Macron, ka caktuar gjysmën e kandidatëve për deputetë nga shoqëria civile, duke vijuar programin e tij për të sjellë një ndryshim në skenën politike franceze.
 
Gjithashtu, në listën paraprake të partisë prej 428 antarësh, zyrtarët e parties ‘Republic En Marche’, kanë ruajtur balancën gjinore, teksa 214 kandidatë janë burra dhe 214 janë gra.
 
Megjithatë, kjo listë është ende e papërfunduar, pasi në të duhet të ketë në total 577 kandidatë.
 
Në deklaratën për mediat, përfaqësuesit e kësaj force politike thanë se parimi në plotësimin e pjesës së mbetur të listës do të jetë i pandryshuar.
 
Në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen në muajin qershor, partia ‘Republic En Marche’ do të synojë të arrijë një shumice të dy sallat legjislative të Francës.
 
Sipas tyre, kjo gjë do t’i jepte mundësi Presidentit të ardhshëm, Emmanuel Macron, për të zbatuar më lehtësisht politikat që janë pjesë e programit të tij të qeverisjes.
 
Pavarësisht triumfit në zgjedhjet presidenciale, partia e drejtuar nga Emmanuel Macro, është një force politike relativisht e re, ndaj sigurimi i shumicës parlamentare sipas ekpertëve nuk do të jetë diçka e thjeshtë.
 
Megjithatë, ata paralajmërojnë se Macron e ka vërtetuar se është një politikan që mund të sjellë surpriza./Oranews