MAQEDONI

Ahmeti takime me Sohlstrom dhe Stafanson

27.05.2014 16:23

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka pritur në selinë partiake , Torbjorn Sohlstrom, Drejtorin Gjeneral për çështje politike të Ministrisë së Punëve të Jashtme Suedisë dhe Ambasadorin Suedez në Maqedoni, Mats Stafanson.............

Kryetari  i BDI-së Ali Ahmeti, ka pritur në selinë partiake , Torbjorn Sohlstrom, Drejtorin Gjeneral për çështje politike të Ministrisë së Punëve të Jashtme Suedisë dhe Ambasadorin Suedez në Maqedoni, Mats Stafanson.

Sohlstrom ka shprehur interesim për procesin e integrimeve EuroAtlantike të Maqedonisë si dhe për zhvillimin e negociatave për formimin e qeverisë së re të vendit.Poashtu Sohlstrom përshëndeti përkushtimin e Liderit të BDI-së Ahmeti për integrimin e vendit në NATO dhe BE duke theksuar vlerësimin e tij se Ahmeti është një Europian i përkushtuar.

Suedia do të angazhohet që ta ndihmin procesin e integrimit të Maqedonisë në strukturat EuroAtlantike dhe shpreson që të arrihet kompromis me fqiun jugor sa më shpejt. Ndërsa Ahmeti theksoi se koha është tani për angazhim të madh të komunitetit ndërkombëtar në drejtim të arritjes së zgjidhjes të kontestit me Greqinë.

Miqtë ndërkombëtar dhe politikanët vendas nuk duhet të lejojnë që të kthehemi mbrapa dhe bashkarisht duhet që ta mbrojmë investimin tonë të madh të përbashkët në Maqedoni.Siç bëhet e ditur në një komunikatë të BDI-së vlerësim i Ahmetit ka qenë se kthesat pozitive në rajon mund të bëhen vetëm me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar si dhe me guximin e politikanëve vendas sepse vihet në pikëpyetje stabiliteti, siguria dhe zhvillimi ekonomik.

Propozimi i fundit i ndërmjetësit Metju Nimic paraqet bazë të mirë për arritjen e kompromisit dhe tash, pas përfundimit të zgjedhjeve në Maqedoni dhe në Greqi, palët duhet të ulën sa më parë që të bisedojnë mbi këtë ide. Çdo vonesë në këtë rrugëtim paraqet rrezik për vendin dhe rajonin, thuhet në Komunikatë.