Trump: shkarkimi i Comeyn, i pashmangshëm
Gjatë një interviste në rrjetin televiziv NBC, presidenti Donald Trump tha se do ta kishte shkarkuar shefin e FBI-së, James Comey...

Gjatë një interviste në rrjetin televiziv NBC, presidenti Donald Trump tha se do ta kishte shkarkuar shefin e FBI-së, James Comey, edhe në qoftë se zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë nuk do t’ia kishin rekomanduar, duke thënë se ai donte të dukej. Ish-kreu i FBI-së po drejtonte një hetim mbi lidhjet mes zyrtarëve të fushatës zgjedhore të presidentit Trump dhe zyrtarëve rusë, së bashku me ndërhyrjen e mundshme ruse në zgjedhjen e vitit të kaluar.
Të enjten, Shtëpia e Bardhë mbrojti sërish mënyrën se si e shkarkoi drejtorin e Byrosë Federale të Hetimit, në një periudhë kur po hetohen lidhjet e njerëzve të fushatës zgjedhore të presidentit dhe zyrtarëve rusë.
Shkarkimi i drejtorit të FBI-së, James Comey, nga presidenti, Donald Trump, ishte pika kulmore e një marrëdhënieje të vështirë njëvjeçare mes tyre.
Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Bill Gallo, i hedh një vështrim zhvillimeve të muajve të fundit.
