Botë
Nga pjesa lindore e Ukrainës në afat prej tre vjetëve janë larguar 2,8 milionë persona
12.05.2017 12:08
Rreth 2,8 milionë persona janë detyruar që ta braktisin zonën e konfliktit në Ukrainën Lindore nga viti 2014 deri më tani...

Rreth 2,8 milionë persona janë detyruar që ta braktisin zonën e konfliktit në Ukrainën Lindore nga viti 2014 deri më tani, deklaroi shefi i zyrës ruse të Federatës ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, Davron Muhamadiev.
Më shumë se 1,5 milionë persona janë të shpërngulur brenda vendit 1,2 milionë janë shpërngulur në Rusi, ndërsa 100.000 refugjatë janë larguar për në Bjellorusi, njoftoi TASS.
"Më shumë se 1,5 milionë persona të shpërngulur nga Ukraina tani qëndrojnë në pjesët qendrore të vendit", theksoi Muhamadiev.
Të dhënat e Komisariatit të lartë të KB-së për refugjatë (UNHCR) tregojnë se 1,2 milionë persona, nga fillimi i krizës në prill të vitit 2014 janë larguar për në Rusi./mia
