Botë
Janë zbuluar tre varreza masive në Irak
12.05.2017 12:35
Në provincën perëndimore irakiane Anbar janë zbuluar tre varreza masive me trupa të civilëve dhe pjesëtarëve të forcave të armatosura, njoftuan sot përfaqësuesit lokalë...

Tani për tani nuk është theksuar sa trupa janë gjetur saktë në varrezat, por është saktësuar se viktimat janë vrarë nga ana e pjesëtarëve të Shtetit Islamik.
"Janë marrë mostra nga varreza dhe është konfirmuar se trupat u përkasin civilëve dhe ushtarëve", sqaroi një përfaqësues lokal anonim.
Forcat irakiane të sigurisë janë sistemuar në këtë lokacion që të mbrohen varrezat, ndërsa ekipet e mjekësisë ligjore nga Bagdadi duhet të arrijnë në vend gjatë ditëve në vijim.
Përfaqësuesi i "Bordit të martirëve" për provincën Anbar, Amar Nuri al Dulami deklaroi se zbulimet paraprake tregojnë se viktimat janë qëlluar në kokë, si dhe se vrasjet i kanë kryer pjesëtarët e SHI-së./mia
