160 raketa për Emiratet e Bashkuara Arabe për dy miliardë dollarë
ShBA-ja do t’i shesë aleatëve të saj të Gjirit, Emirateve të Bashkuara Arabe, 160 raketa të tipit “Patriot”...

ShBA-ja do t’i shesë aleatëve të saj të Gjirit, Emirateve të Bashkuara Arabe, 160 raketa të tipit “Patriot” për një vlerë prej dy miliardë dollarësh, njoftoi sot Departamenti i Mbrojtjes.
“Ashtu si për çdo kontratë tregtare për shitjen e armëve nga Uashingtoni, është Departamenti i Shtetit që miraton shitjen e mundshme të këtyre 160 raketave për Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Departamenti i Mbrojtjes që ka informuar për këtë Kongresin, që teorikisht mund të kundërshtojë”,- theksoi Pentagoni në një komunikatë.
“Kjo kontratë për armatimin do të kontribuojë për politikën e huaj dhe sigurinë kombëtare të ShBA-së duke riforcuar sigurinë e një aleati të rëndësishëm që ka qenë dhe vazhdon të jetë një forcë për stabilitetin politik dhe progresin ekonomik në Lindjen e Mesme”, shkruan Uashingtoni.
