Botë
Pakistan, 25 të vdekur nga shpërthimi i një bombe
12.05.2017 14:19
25 persona kanë mbetur të vdekur dhe 10 të tjerë të plagosur si pasojë e shpërthimit...

25 persona kanë mbetur të vdekur dhe 10 të tjerë të plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombe në afërsi të konvojit të zëvendëskryesuesit të Senatit të Pakistanit në provincën Baluchistan.
“Shpërthimi ndodhi papritur, copëzat e xhamave më goditën, jam lënduar por kam shpëtuar”,- tha zëvendëskryetari i Senatit, Haider.
Zyrtari policor, Mohamed Akbar ka thënë se dhjetëra persona janë lënduar dhe që të gjithë janë dërguar për trajtim në spitalin kryesor në Mastung.
Zyrtarë policorë në Mastung kanë thënë se konvoji duket se është sulmuar nga një sulmues vetëvrasës dhe se shpërthimi ka ndodhur nga një bombë që ishte vendosur në rrugë. Askush deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, i cili ndodhi në qarkun Mastung, kur konvoji po dilte nga një xhami.
