Nuk pritet përsëritje e stuhisë së ditës së diel
Në hapësirat e këtij rajoni, përfshirë edhe Maqedoninë, moti jostabil është karakteristikë për këtë periudhë të vitit, përkatësisht në periudhën e kalimit nga një stinë në një stinë tjetër, theksojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.......

Në hapësirat e këtij rajoni, përfshirë edhe Maqedoninë, moti jostabil është karakteristikë për këtë periudhë të vitit, përkatësisht në periudhën e kalimit nga një stinë në një stinë tjetër, theksojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Por nga kjo Drejtori theksojnë se nuk pritet përsëritje e stuhisë së ditës së diel. Prej sot, deri të mërkurën, pritet mot stabil pa reshje dhe me diell, ndërsa të enjten pritet ndryshim i motit, me reshje lokale të shiut, që do të vazhdojë deri të dielën.
“Në këto hapësira gjeografike është paraqitje normale moti jostabil me reshje dhe stuhi në periudhën pranverore, pasi që kalojmë nga sezoni dimëror në atë veror, prandaj këto muaj janë më jostabil në hapësirat tona”, - deklaroi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, Dushanka Tanushevska.
Po ashtu nga kjo Drejtori sqarojnë se mundësi për të ndikuar në shmangien e reshjeve dhe stuhive janë të vogla, pasi që natyra gjithmonë ka ndikimin e saj.
“Me hedhjen e raketave kundër breshrit mundet vetëm të zbutet situata, ndihmohet që kokrrat e breshrit të jenë më të vogla, por nuk mund të ndikohet të mos ketë mot jostabil, pasi natyra e ka ndikimin e vet dhe nuk mund të ndalet”, - tha më tej Tanushevska.
Statistikat flasin se në Maqedoni, rëndom në periudhë prej 20 vitesh, kemi vetëm një vit me reshje më të mëdha sesa mesatarja. Vërshime në Maqedoni janë regjistruar në vitin 1962, në vitin 1979 dhe në vitin 2002. (Gyltene Sinani, TVM2)
Foto: Telegraf.mk
