Botë

Tërmet i fuqishëm u regjistrua në afërsi të Salvadorit

12.05.2017 15:00

Një tërmet me intensitet prej 6,4 ballë sipas shkallës së Rihterit u regjistrua në 100 kilometra nga bregu i Salvadorit...

Një tërmet me intensitet prej 6,4 ballë sipas shkallës së Rihterit u regjistrua në 100 kilometra nga bregu i Salvadorit, njoftoi Instituti Gjeofizik i SHBA-së. 
 
Ende nuk ka informacione për viktima, as për dëme eventuale materiale. 
 
Ky është tërmeti i dytë i fuqishëm në këtë rajon javën e kaluar./mia