Botë

LA RUSSA mbajti premtimin, hoqi mjekrën

27.05.2014 17:46

Ish-ministri italian i Mbrojtjes, La Russa, më në fund mbajti premtimin...

Ish-ministri italian i Mbrojtjes, La Russa, më në fund mbajti premtimin, heq mjekrën pas humbjes në Parlamentin Evropian.
 
La Russa, i cili është lider i partisë “ Vëllezërit e Italisë”, paraprakisht kishte dhënë premtimin drejtpërdrejtë ne emisionin shumë të njohur në “Rai Uno” të gazetarit Bruno Vespa Porta Porta, se nëse partia e tij do të mbetet jashtë Parlamentit Evropian, atëherë ai do të heq mjekrën.
 
Ky premtim është bërë nga La Russa në fund të muajit janar 2013 dhe tani që partia “Vëllezërit e Italisë” e humbën mundësinë për të qenë pjesë e Parlamentit Evropian me 3.7 për qind të votave, ai u kthye në studion e Vespës për të mbajtur premtimin. Kjo nuk është hera e parë që ish-ministri i Mbrojtjes vë bast për mjekrën e tij.
 
Në vitin 2009 kur ishte eksponent i PLD-së, kishte vënë bast se do të hiqte mjekrën për një muaj nëse partia e tij do të tejkalonte pragun 40 për qind, qoftë me një pikë të vetme.