Botë

Poroshenko: Marrëveshja për vizat Ukrainë-BE, divorc përfundimtar nga Perandoria ruse

12.05.2017 18:57

Presidenti i Ukrainas, Petro Poroshenonko, ka vlerësuar se marrëveshja e liberalizimit të vizave në mes vendit të tij dhe Bashkimit Europian shënon “divorcin nga Perandoria ruse”...

Poroshenko ka folur sot, një ditë pasi BE-ja miratoi liberalizimin e vizave për ukrainasit. “Sot Ukraina ka finalizuar divorcin nga Perandoria ruse”,- ka thënë ai gjatë një interviste televizive.

“Pikërisht kështu duhet ta shohim këtë në terma filozofik”,- ka thënë ai. “Është dalje nga një histori më shumë se 300-vjeçare dhe sot Ukraina kthehet në shtëpi”.

Përfaqësuesit e Këshillit Europian dhe Parlamentit Europian pritet që ta vulosin vendimin për liberalizimin e vizave për Ukrainën në Strasburg, më 17 maj. Vendimi do të hyjë në fuqi më 11 qershor.