Maqedoni
BJVL apel kuvendit: Të gjendet zgjidhje për pushtetin lokal
12.05.2017 19:31
Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale sërisht ka kërkuar që Parlamenti deri të hënën të mbajë mbledhje dhe të sjellë...

Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale sërisht ka kërkuar që Parlamenti deri të hënën të mbajë mbledhje dhe të sjellë vendim për mandatet e kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve, sepse deri atëherë përfundon gjysma e parë e majit, kur me ligj ndalojnë të vlejnë mandatet e krytarëve të komunave dhe këshillave komunal.
Nëse nuk gjendet zgjidhje adekuate, qytetarëve do t'u shkurtohen të gjitha shërbimet që i marrin nga vetëqeverisja lokale, do të ndërpritet realizimi i projekteve infrastrukturore, do të vihet në pikëpyetje edhe funksionimi i kopshteve të fëmijëve dhe shkollave dhe institucioneve tëtjera nën kompetenca të vetëqeverisjes lokale etj.
"Do të krijohet pengesë sepse nuk do të mund të vlejnë as autorizimet që u janë dhënë të punësuarve në sektorët dhe shërbimet adekuate në komunat dhe Qytetin e Shkupit, sepse kryetarët e komunave nuk do të mund të nënshkruajnë asgjë", tha në konferencën e sotme prë shtyp kryetari i BNJVL-së, Koce Trajanovski.
Në BNJVL janë optimistë se kjo çështje mund të zgjidhet sepse, siç theksuan, nuk guxon të lejohet shkurtimi i shërbimeve për qytetarët.
