Para dhënies së mandatit, javën që vjen pritet takim Zaev- Ivanov
Javën që vjen është paraparë takim mes liderit të LSDM-së Zoran Zaev dhe presidentit të shtetit Gjorge Ivanov....

Javën që vjen është paraparë takim mes liderit të LSDM-së Zoran Zaev dhe presidentit të shtetit Gjorge Ivanov, por ende nuk është precizuar sakt dita e mbajtjes së këtij takimi.
Pritet që ky takim të jetë vendimtarë dhe se presidenti Ivanov do të duhet të vendosë për mandatimin e Zoran Zaev për kryeministër apo jo. Edhe pse afati për mandatim skadon më date 19 maj, nga LSDM brenda javës që lam pas vazhdimisht kanë theksuar se janë ka fundi i përgatitjes së letrës përmes së cilës presidenti do ti merr të gjitha garancitë e kërkuara për ruajtjen e unitarizmit të shtetit.
Përmes një komunikate me shkrim të lëshuar nga presidenca, Ivanov kërkon garanci për ruajtjen e karakterit unitar të shtetit si kusht për formimin e përbërjes së re qeveritare.
Me këtë rast liderit të LSDM-së Zaev i mbetet që të sigurojë garanci për kushtin e kërkuar nga presidenca , që më pas presidenti të veprojë conform kushtetutës, ligjeve dhe praktikës së deritanishme.
Presidenti Ivanov mbetet në qëndrimin se e ashtuquajtura “Platforma e Tiranës” dhe as çdo lloj dokumenti apo akti tjetër I cili është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit nuk mund të jenë kushte dhe as bazë për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë.
Lideri I LSDM-së Zoran ZAev edhe gjatë ditës djeshme potencoi se LSDM është në komunikim me presidencën dhe po bëjnë përpjekje për të harmonizuar teksin me garancitë e kërkuara paraprakisht .
Nga LSDM gjithashtu kanë njoftuar se programi i ri qeveritar është i harmonizuar në pajtim me partite politike shqiptare si partnere të koalicionit të ardhëshëm qeveritar, por për presidentin Ivanov siç duket kjo nuk është e mjaftueshme si dëshmi që programi I ri qeveritar nuk cënon karakterin unitar të shtetit, dhe kërkon garanci më të forta në formë të shkruar.
Javën që lam pas edhe liderët e partive politike që pretendojnë shumicën e re qeveritare i kanë bërë thirje presidentit Ivanov që ta jep mandatin. Në të kundërtën nëse presidenti nuk vepron konform Kushtetutës dhe nuk jep mandatin atëherë kryeparlamentari Talat Xhafaeri ka njoftuar se nuk do të bëhet pjesë e ketij zinxhiri. Sipas tij nëse presidenti Ivanov shkel kushtetutën dhe nuk ndan mandatin brenda 10 ditëshit nga dërgimi i letrës së dytë informuese.
“Seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re dhe për miratimin e Programit qeveritar do të mbahet brenda 15 ditëve nga dita e dorëzimit të propozimit për përpërjen e qeverisë re dhe propozim/programit qeveritar, në Kuvend”, ka thënë kryetari i parlamentit Talat Xhaferi.
Në ndërkohë nga LSDM thonë se deklarata me shkrim do të përmabjë garanci për ruajtjen e unitarizmit, integritetin territorial, kushtetutshmërinë, eurointegrimet, Marrëveshjen Korrnizë të Ohrit dhe se i njejti document do të jetë i hapur edhe për opinionin.
Sipas LSDM-së Maqedonia do të formoje qeverine e re reformatore me së voni deri në fund të muajit maj. (Merita Gashi, TVM2)
