SH.F.Hasan Prishtina organizon ekspozitë ushqimore

13.05.2017 18:06

Shkolla fillore “Hasan Prishtina” organizoi një ekspozitë ushqimore....

Shkolla fillore “Hasan Prishtina” organizoi  një ekspozitë ushqimore e realizuar në bashkëpunim me nxënësit dhe pridërit me moton “Dhurojmë sot që të kemi nesër”. Ky lloj i aktiviteteve organizohet për të dytën herë me rradhë dhe qëllimi i tij  është që  mjetet e grumbulluara nga ushqimet e shitura të dedikohen për pasurimin e bibliotekës shkollore me libra shkollorë  lektyra.

“Këtu behet fjale ti fusim , aktivitetet e shkolles , dmth ti fusim dhe prindërit  që të bashkëpunojnë me shkollën, puna është se nënat tona bëjnë përgaditjen e ushqimit dhe bëhet shitja në shkollë, shitjen e bëjmë përsëri për ne,  e blejmë për nxënësit kurse të hollat që ne i mbledhim I shfrytëzojmë për ta pasururar bibliotekën e shkollës” – tha drejtoresha e shkollës “Hasan Prishtina”, Luljeta Qerimi.

Nënat me shumë entuziazem tregonin se janë të kënaqura nga ky lloj I aktiviteti me cka do ti përmbushin edhe nevojat e fëmijëve të tyre.

“Për fëmijët tanë për shkollën tonë që t’ia plotësojmë dëshirën fëmijëve tanë por njëkohësisht  edhe për të mirën e shkollës”.

“Shumë ide e mire fëmijët janë gëzuar shumë , përvec asaj kemi rastin të shofim dhe nënat cfarë kanë përgaditur. Ka shumë interes nga ana e nënave poashtu edhe femijëve” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar.

Menaxhmenti i shkollës thotë  se janë të gatshëm edhe viteve të tjera të organizojnë kësi lloj manifestimi duke pasur parasyshë që edhe kërkesa nga prindërit është shumë e madhe. (Semra Ajeti, TVM2)