Gruevski: Zgjedhjet lokale të mbahen sa më shpejt
Kryetari i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski ka komentuar qëndrimin e partisë së tij...

Kryetari i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski ka komentuar qëndrimin e partisë së tij për mbajtjen e zgjedhjeve Lokale, ku edhe ka bërë apel për mbajtjen sa më të shpejtë të zgjedhjeve lokale së bashku me ato parlamentare.
Sipas tij data më e përshtatshme është 2 korriku për raundin e parë, ndërsa 16 korrikur për raundin e dytë
“Apeli jonë është që të mbahen zgjedhjet më 2 korrik, ndërsa dy javë më pas rrethi i dytë. Ajo që shohim se nga pala tjetër nuk ka disponim për të pranuar këtë afat, nëse do të kishte pasur do ta kishin pranuar dhe do të kishte zgjedhje më 2 korrik. Por si duket kanë frikës se do t’i humbin ato zgjedhje dhe kërkojnë që sa më shumë që është e mundur t’i anulojnë. Kështu nga këto arsye ne kemi propozuar edhe dy data tjera në shtator” – tha Nikolla Gruevski nga VMRO-DPMNE.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka thënë se partia e tij vazhdon të mos e pranojnë Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit, sepse, siç tha ai, është zgjedhur me dhunë, me shkelje të Kushtetutës dhe shkelje të Rregullores së Kuvendit.
“Ai për ne mund të jetë vetëm deputetë, ndërsa këtu është zgjedhur në mënyrë legjitime dhe këtë nuk e kundërshtojmë. Por, kryetar i Kuvendit nuk mund të thuhet për shkak se është zgjedhur në mënyrë kundërligjore dhe kundërkushtetutese”, ka thënë Gruevski. (Besim Abdullahu, TVM2)
