Kriza politike, ekspertët: Nëse Ivanov s’ndan mandatin, vendos kuvendi

13.05.2017 15:40

Presidentit Gjorge Ivanov i janë shterur gjitha mundësitë e manovrimit....

Presidentit Gjorge Ivanov i janë shterur gjitha mundësitë e manovrimit për mosdhënien e mandatit vlerësojnë analistët  e vendit.

Sipas profesorit të së drejtës kushtetuese Mersim Maksuti,  Ivanov nuk ka alternativë tjetër përpos që Zoran Zaevin ta caktojë mandatar.

Në rast se refuzon të ndajë mandatin, Maksuti  thotë se qeveria e re mund të zgjidhet nga parlamenti.

“Sipas kushtetutës ai vetëm duhet të japë mandatin dmth të përcaktojë ku ekziston shumica parlamentare dhe atij kandidati të asaj shumice që përfaqëson dmth nuk ka zgjidhje tjetër pos ti ofrojë mandatin për formimin e qeverisë. Roli i tij në rastin konkret është teknik dhe asgjë më shumë….. Parlamenti tash është I konstituuar, ka kryetarin e saj dhe është plotësisht legjitim që nëse presidnti Ivanov nuk cakton kandidatin për mandatar, atëherë parlamenti ta marrë tërësisht situatën në duart e tij.” – tha analisti politik, Mersim Maksuti.

Profesori Jusuf Zendeli thotë se Ivanov nuk duhet të merret me përmbajtjen e programit të qeverisë së re, pasiqë bazuar në kushtetutë kjo është kompetencë e kuvendit. Sipas Zendelit deputetët nëpërmjet debatit sjellin cilindo vendim përsa i përket programit, kryeministrit dhe ministrave të ardhshëm.

“Pas caktimit të mandatarit t’i jepet mundësia parlamentit, përkatësisht deputetëve në kuvendin republican që në afatin e duhur kohor të përcaktuar me rregulloren e kuvendit të debatojë lidhur me përbërjen e qeverisë së re dhe njëkohësisht të debatojnë lidhur me programin për arsye se përmbajtja e programit, përbërja e saj është çështje në kompetencë të kuvendit dhe ai diskuton në afatin e duhur kohor për këtë çështje përkatësisht pas fillimit të debatit për zgjedhjen e qeverisë, në afat dy ditor dhe më së voni deri në ora 24, parlamenti obligohet të sjellë vendim me ç’rast deklarohet për zgjedhjen e qeverisë së Maqedonisë.” – u shpreh analisti politik, Jusuf Zendeli.

Ndërkohë që LSDM është shprehur e gatshme që edhe njëherë të bind ivanov për dhënien e mandatit. Por profesorët e së drejtës shpresojnë se edhe komuniteti ndërkombëtarë do të jetë më aktiv dhe do të kontribuon në zgjidhjen e krizës politike. (Meral Ismaili, TVM2)