Kuvend, Xhaferi takon të gjitha partitë politike
Kryetari i ri i Kuvendit Talat Xhaferi sot ne Kuvend....

Kryetari i ri i Kuvendit Talat Xhaferi sot ne Kuvend, ka realizuar takim të fshehtë koordinues me të gjitha partite politike parlamentare . Ftesës së kreut të kuvendit ia janë përgjigjur përfaqesues të të gjitha partive politike parlamentare.
Nga radhët e VMRO-DPMNE-së në takim morri pjesë Nikolla Todorov ndërsa si përfaqësues nga partia LSDM-së ishte Oliver Spasovski.
Me këtë rast as një nga pjestarët e partive nuk kanë pranuar të prononcohen para kamerave , lidhur me takimin në fjalë. Të hënën pritet që partitë të pajtohen në qëndrimet e tyre dhe të gjendet datë e përbashkët për zgjedhjet locale.
Praprakisht nje dite me heret, kryeparlamentari Talat Xhaferi caktoi per diten e hene takim koordinues me te gjitha partite politike parlamentar, dhe nje nga temat per te cilat partite duhet te merren vesh jane zgjedhjet lokale, vazhdimi i mandatit te kryetareve te komunave, te cileve mandate ju skadon me 15 maj, respektivisht diten e hene ne mesnate.
Nëse, grupet parlamentare te partive politike bien dakord për datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale , ka paralajmerime per mbajtjen po ate dite edhe te séances parlamentare per ndryshime të ligjeve me të cilat do të mundësohet vazhdimi i mandatit të krerëve të komunave dhe këshillave komunale. Kryetari I Parlamentit Talat Xhaferi dite me pare tha se nuk mendon që partite politike të kontribuojnë në bllokimin e pushtetit lokal, sepse siç u shpreh ai kjo është në kundërshtim me interesat e qyttarëve të vendit.
Ai porositi se nuk guxon te lejohet bllokimi I komunave dhe se partitë duhet të gjejnë zgjidhje për sistemin lokal I cili momentalish varet nga vullneti I partive politike.
Nga VMRO kanë propozuar tre data si të mundura për mbajtjen e zgjedhjeve lokale , 2 korriku, datat 17 apo 24 shtatori , ose 15 tetori.
Edhe pse nga kjo parti nuk e pranojnë Talat Xhaferin si Kryeparlamentar sërisht seansa ku do të diskutohet për mbajtjen e zgjedhjeve locale do ta drejtohet nga kryetari i parlamentit Talat Xhaferi.
Ndërkaq sipas LSDM-së mbajtja e zgjdhjeve loakle mund të caktohet për në vjeshtë apo për në pranverën e vitit të ardhëshëm. (Florije Kamberi, TVM2)
