Shqipëri: Opozita, protestë masive për qeveri teknike
Në Tiranë opozita e kryesuar nga Partia Demokratike E Lulzim Bashes....

Në Tiranë opozita e kryesuar nga Partia Demokratike E Lulzim Bashes, mbajti protesen për ngritjen e një qeverie teknike për zgjedhje të lira e të ndershme.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha këtë protestë, e cilësoi si referendum të shqiptarëve të Republikës së re. Sipas tij dalje nga kriza do te ketë vetëm me ane të zgjedhjeve të lira dhe formimin e qeverisë teknike.
“Nuk ka forcë më të madhe se forca e bashkimit tuaj. Nuk ka forcë më të shenjtë se forca e kauzës tonë të drejtë. Ndaj sot jemi 5-10-15 herë më shumë se dje dhe nesër do të jemi e më shumë. Partia Demokratike që ju e lindët për kauzën e madhe të pluralizmit në asnjë vend të Europës nuk luftohet më fort për Europën se në këtë shesh të lirisë, në këtë shesh të bashkimit, në këtë shesh të qëndresës. E dija që kjo ditë po vinte, ishta thjesht dhe vetëm çështje kohe. Le ta shpallim sot njëzëri Republikën e Re. Historia e Republikës së Re është vulosur sot me votën tuaj më të shenjtë, praninë tuaj në këtë shesh” – tha kryetari i PD-sw, Lulzim Basha.
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka vazhduar kritikat e tij drejt opozites duke thenë se krerët e PD-së dhe ata që janë në krye të sistemit të drejtësisë janë të lidhur “si mishi me thoin”.
“E gjithë kjo periudhë e qeverisjes sonë ka qënë jashtëzakonisht e vështirë pasi kemi qënë të detyruar të punojmë në një vend ku ende drejtësia është në kthetrat e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar, të lidhur si mishi me thojin në ata që janë ngujuar në bunkerin prej plastmasi në bulevardin “Dëshmorët e kombit” për turpin e tyre nga frika e drejtësisë. Kjo i ka mbledhur bashkë në bunkerin e turpit. Ata që drejtojnë PD dhe ata që vazhdojnë të qëndrojnë në krye të sistemit të drejtësisë janë të lidhur si mishi me thoin. Por të jeni të bindur se në 18 qershor ne do t’i zbrapsim njëherë e përgjithmonë. Të jeni të bindur se bllokimi i vettingut për të çliruar drejtësinë do të mbarojë më 18 qershor, dhe të jeni të bindur se Parlamenti i ri menjëherë pas votimit të qeverisë së re do të votojë zhbllokimin” – tha Kryeministri shqiptarë, Edi Rama.
Zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri janë caktuar për më 18 qershor, ndërsa Partia Demokratike ende mbetet në qëndrimin për të mos marrë pjesë deri në formimin e një qeverie teknike e cila do të siguronte zgjedhje të lira dhe korrekte. (Besim Abdullahu, TVM2)
