Sistemi gjyqësor, Novakovski: Reforma serioze në gjyqësor

13.05.2017 16:55

Ish anëtari i Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, Aleksandar Novakovski...

Ish anëtari i Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, Aleksandar Novakovski  ka deklaruar se do të ketë reforma seriozë në sistemin gjyqësorë duke komentuar  rizgjedhjen e gjykatësve të paralajmëruara  nga LSDM.

Ai tha se cdo kush duhet të ketë postin e meritur dhe se reforma gjyqësore ka kërkuar edhe raporti i Pribesë.

“Unë mendoj se do të ketë reforma serioze në gjyqësor ,kjo është sipas raportit të Pribesë ,nuk kisha dashur të përgjithësoj nësë ajo është zgjedhje apo ri zgjedhje megjithatë dikush duhet të bartë përgjegjësi  dhe të vihen njerëz cilësor ne vendë cilësore sepse kjo është edhe njëra ndër kushtet themelore të Raportit të pribesë Zgjedhjet mbaruan dhe tani duhet të konstituohet qeveria dhe të ndërmiren masa që kanë të bëjë me sundimin  e së drejtës dhe ndarje strikte të pushtetit” – tha ish anëtari i KSHZ-së, Aleksandar  Novakovski.

 Sulmi ndaj deputetëve në Kuvendin Republikan me 27 prill qe vuri në rrezik jetët e tyre duhet të zgjidhet deri në fund.

Novakovski tha se prokuroria publike duhet të zbatojë një seri të hetimeve,  dhe për persona të caktuar të rikualifikojë veprën duke pasur parasysh se pjesmarrësit në ngjarjet e 27 prillit në kuvend,  kryesiht akuzohen për vepren pjesmarrje në turmë,  dhe vetëm dy prej tyre për vepër më të rëndë penale.

“Sipas meje është shumë me rëndësi kualifikimi i deklaratave të të dëmtuarve dhe dëshmitarëvë  dhe atëherë besoj se prokuroria për persona të caktuar do të rikualifikojë veprën, pasi ajo që ndodhi,  sulmi i deputetëve jeta e të cilëve ishte në rrezik,  duhet patjetër të zgjidhet deri në fund dhe nuk guxon të të mbese e pa zgjidhur.Duhet të jemi të kujdesëshëm pasi që bëhët fjalë për hetim serioz,të  ndërmirren veprime serioze dhe gjithsesi se të gjithë ne duhet të jemi të kujdesëshëm dhe të vëmendëshëm” – u shpreh ish anëtari i KSHZ-së, Aleksandar  Novakovski.                                   

Këto komente u dhanë me rastin e shënimit të 72 vjetorit të Odës së Avokatëve të Maqedonisë prej ku vlerësojnë se Avokatët si shërbyes publik të pavarur, çdo herë do të luftojnë për mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe lirisë në standarde evropiane. (Florije Kamberi, TVM2)