Kriza politike, përplasje mes VMRO-së dhe LSDM-së

13.05.2017 21:21

VMRO-DPMNE përmes një komunikate me shkrim vazhdon të akuzojë...

VMRO-DPMNE  përmes një komunikate me shkrim  vazhdon të akuzojë Talat Xhaferin se është kryetar jo legjitim i parlamentit i zgjedhur  në mënyrë jo ligjore. 

I zgjedhur si i tillë Talat Xhaferi filloi menjëherë të vë në përdorim gjuhën shqipe si gjuhë përmes së cilës Kuvendi do ti drejtohet opinionit përveç  gjuhës maqedonishte, duke dhënë  uvertirë të vogël  si do të vazhdojë  implementimi I dygjuhësisë në vepër, thuhet në komunikatë.

Sipas VMRO-së  “Talat Xhaferi nuk e ka ndërmend ta respektojë kushtetutën për përdorimin e dygjuhësisë, dhe se seancat e parlamentit do ti udhëheqë në gjuhën shqipe, dhe për këtë ai është në gjendje ta ndryshojë edhe ligjin, thuhet në kumtesën me shkrim të VMRO-DPMNE-së. Gjate udheheqjes se séances parlamentare  në gjuhe qe eshte e ndryshme nga gjuha maqedonishte  është në kundërshim me ligjet e vednit dhe kushtetutën”, thuhet në komunikatën me shkrim të lëshuar nga ana e VMRO-DPMNE-së.

Nga ana tjetër LSDM sërish  sot bën thirje që qeveria duhet të formohet sa më pare, të gjitha institucionet dhe subjektet politike të jenë në vijën më të lartë të përgjegjësisë.Në Kumtesë thuhet se “Ivanov duhet sa më pare të jep mandatin për formimin e qeverisë, sepse ekziston program I qeverisë reformuese që garanton unitetin e Maqedonisë,punë sipas kushtetutës në interes të perspektivës euroatlantike”.

Nga LSDM- thonë se do të ketë edhe reforma strategjike me qëllim të menjanohen arsyetimet me të cilat Ivanov dhe VMRO-DPMNE-opozitare po bllokojnë proceset demkoratike thuhet më tej në kumtesën e LSDM-së.