Ali Ahmeti takim me ambasadorin e Italisë në Maqedoni
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka realizuar takim me ambasadorin e Italisë në Maqedoni....

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka realizuar takim me ambasadorin e Italisë në Maqedoni. Gjatë takimit me ambasadorin Karlo Romero, Ahmeti ka deklaruar se Bashkimi Demokratik për Integrim rrespekton karakterin unitar të shtetit, ndërsa ka thene se prioritet i qeverisë së re do të jetë Marrëveshja e Ohrit.
Ahmeti ka thenë se qeveria e re duhet të formohet sa më pare dhe të fillojë me punë. Për formimin e qeverisë nuk ekzistojnë pengesa.
Sipas Ahmetit prioritete të qeverisë së re përvec implementimit të plotë të MArrëveshjes së Ohrit, janë edhe reformat në gjyqësor, integrimet euro-atlantike, marrëdhëniet e mira fqinjësore si dhe zhvillimi ekonomik i vendit.
Sa u përket zgjedhjeve lokale lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka thënë se BDI mbështet ndryshimet në Kodin zgjedhor për të mundësuar funksionim normal të pushtetit lokal deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale.
