Tërmet në Shkup me magnitudë prej 4.2 ballësh
Tërmeti me magnitudë prej 4.2 shkallëve që ka goditur mëngjesin e sotëm rajonin e Shkupit....

Tërmeti me magnitudë prej 4.2 shkallëve që ka goditur mëngjesin e sotëm rajonin e Shkupit cilësohet si i dyti për nga fuqia pas tërmetit të shtatorit vitin e kaluar me magnitudë prej 5.3 shkallë sipas shkallës së Rihterit.
“Është apsolutisht paraqitje normale në rajonin ku kishim tërmet me magnitudë prej 5.3 shkallë ,pastaj pasojnë tërmete me intenzitet rreth 4 shkallë osë 4.2 shkallë sipas riherit sikurse ishte termeti në mëngjesin e sotëm.Kjo nuk do të thotë se do të këtë përsëri por nuk përjashtohet mundësia të kemi tërmet të intenzitetit të njejtë.Edhe një herë do të them nuk ka vend për shqetësim tek popullata” – tha Dragana Cernih- Seizmologe në opservatorin seizmologjik në Shkup.
Sipas drejtorit të Institutit për inzhinjeri të tërmeteve dhe inzhinjeri seizmologjike Mihaill Garevski, tërmeti i sotëm është si pasojë e tërmetit më 11 shtator vitin e kaluar.
Ai thotë se tërmetet nuk mund të parashikohen por sipas përvojës së deritanishme nuk duhet të ndodhin dridhje më të mëdha. Ai sqaron se nësë do të ishtë bërë fjalë për dridhje të re atëherë magniuda do të ishtë më e lartë se ajo vitin e kaluar prej 5.3 ballësh.
“Ajo që fuqia e tërmetit është më e vogël tregon se është shok I tërmetit vitin e kaluar dhe kjo është e zakontë edhe pse kanë kaluar 9 muaj nga dridja kryesore.Unë personalisht nuk pres dridhje .Mund të pres dridhje prej dy ose tre shkallë që nuk ndjehen por jan të vogla shanset të përsëritet tërmeti I vitit të kaluar.Megjithatë dua të theksoj se tërmetet nuk mund të parashikohen apo lajmërohen” – u shpreh Drejtori i institutit për inzhenjeri të tërmeteve dhe inzhenjeri seizmologjike, Mihail Garevski.
Epiqendra e tërmetit të sotëm ka qenë në Shkup afër fshatrave Haracinë dhe Malinë në thellësi prej 15 kilometrave.
Tërmeti i sotëm përveç panikut nuk ka shkaktuar dëme. Disa foto nga fshati Maline që arritën në redaksinë tone, tregojnë pamje të shtëpisë së shkatërruar te Miftar Osmanit si pasojë e tërmetit dhe epiqendres se lekundjeve te tokes te cilat u regjistruan ne kete rajon.
Ndryshe tërmeti i vitit të kaluaur me intenzitet prej 5.3 shkallëve sipas Rihterit ndodhi më 11 shtator në ora 15:10 minuta.
Këtij tërmeti i parapriu tërmet me intenzitet prej 4.2 shkallëve sipas Rihterit. Pas tërmetit kryesor pasuan më shumë se 10 afet shok dridhje, me intensitet më të vogël. Tërmeti i sotëm përvec shqetësimit tek qytetarët nuk ka shkaktuar dmë materiale. (Besim Abdullahu, TVM2)
