Ngjarjet e 27 prillit në kuvend, arrestohet edhe një ushtrues dhune
Prokuroria ka caktuar masë arresti edhe për një person i cili ushtroi dhunë mbremjen e 27 prillit në Kuvend....

Prokuroria ka caktuar masë arresti edhe për një person i cili ushtroi dhunë mbremjen e 27 prillit në Kuvend, ku u sulmuan deputetë të shumicës parlamentare dhe gazetarët pas emërimit të Talat Xhaferit për kryetar të ri të Parlamentit.
Bëhet fjalë për Nikolla Mitrevski –Koljo, personi i cili ka ushtruar dhunë natën e 27 prillit në Kuvend, por që sipas të dhënave nga prokuroria, arrestimi i tij ka ndodhur mbrëmë vonë pasi ai vetë vullnetarisht është dorëzuar para organeve të drejtësisë.
Mitrevski ishte i dyshuar për pjesëmarrje në turmë, ku nga pamjet e siguruara, MPB e identifikoi si njërin ndër personat e parë të cilët hynë në sallën me numër 3 natën e 27 prillit, dhe ushtruan dhunë ndaj deputetëve të shumicës parlamentare.
Deri më tani nga të gjithë personat e dyshuar dhe të arrestuar vetëm për dy persona është shqiptuar denim - tentim për vrasje, ndërsa të gjithë të tjerët akuzohen për pjesëmarrje në turmë, madje ka dhe persona të cilët edhe pse nga pamjet filmike janë pare duke ushtruar dhunë , prokuroria në mungesë dëshmishë i ka liruar nga masa e arrestit.
