Tetovarët përballen me mungesë parkingjesh

14.05.2017 16:37

Mosmarrëveshje mes Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë dhe Ndërmarrjes për parkingjë....

Mosmarrëveshje mes Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë dhe Ndërmarrjes për parkingjë, për zgjerimin e projektit edhe në disa rrugë kryesore të qytetit .

Ky projekt shumë herë është premtuar se do zgjerohet , por i njëjti vazhdon të funksionojë  ashtu siç ka filluar një  vit më parë.

Drejtori i Ndërmarrjes për parkingje, Fejsal Badinika  theksoi se edhe përkundër kërkesës që është bërë në SPB-Tetovë , për të zgjeruar këtë projekt , përgjigjja e tyre rezultuar negative.

“Ne si ndërmarje kemi dërguar edhe zgjerimin e projektit në zonat tjera , gjegjësisht në bulevardin Ilinden dhe në disa rrugë tjera dytësore të qyteti i njejti është dërguar tek SPB-Tetovë  për pëlqim , në mënyrë që të inkoperohet te projekti egzitues mirpo përgjigja e sektorit të Brendshëm në Tetovë është negativ” – tha Fejsal Beadini, Drejtor i Ndërmarrjes për parkingje – Tetovë.

Sipas drejtorit Beadini SPB nuk ka bazë për të mos e lejuar  vazhdimin e projektit edhe në zonat e tjera të qytetit, sepse të gjitha dokumentat e nevojshme , që i kanë kërkuar paraprakisht edhe i kanë marrë.

“Arsyetimi i tyre është se me dokumentacionin  me të cilin është dërguar projekti ka munguar një vendim i këshillit të komunës së Tetovës ,që bënë kategorizimin e rrugëve , mirëpo ne së bashku në shtojcë të atij  projekti  e kemi pasur edhe vendimin për kategorizim e rrugëve , pikërisht për dokumentin që policia na ka kthyer  përgjigjen negative , arsyetojmë  se arsyetimi i tyre është i pa baze” – u shpreh, Fejsal Beadini.

Nderkohe nga  Sektori i punëve të brendshme në Tetovë , theksojnë se nuk është problemi tek SPB , dhe se ata  janë të gatshëm për të ndihmuar në çdo kohë.

“Ne gjithmonë jemi në bashkëpunim me komunen e Tetovës , me sektorin për komunikacion , dhe me Ndërmarrjen Publike të Pargjingjeve u japim policë zyrtar,  çdo ditë më së paku me marimang  dy polic janë në shërbim të tyre. Mundohemi që në bazë të mundësive t’ju mundësojmë policë zyrtar që çdo ditë të jenë me ta” – deklaroi Besir Qamili nga SPB-Tetovë.

Deri sa SPB-Tetovë , dhe ndërmarrja publike parkingjet në Tetovë të sqarohen mes vete se kush duhet të lëshoj pe që ky projekt të zgjerohet , Tetova vazhdon edhe më tej të ketë mungesë të parkingjeve.

Sipas SPB-Tetovë , në Tetovë janë të regjistruar mbi 40 mijë automjete ,  ndërsa komuna e Tetovës  ka të regjistruar vetëm 300 vendparkime. (Visar Sadiki, TVM2)