Zgjedhjet lokale, Arifi:Duhet të ndërhyhet në kodin zgjedhor; Musliu:Zgjidhja nëpërmjet parlamentit

14.05.2017 17:51

Me skadimin e mandatit të krerëve dhe këshillave komunale në kushte....

Me skadimin e mandatit të krerëve dhe këshillave komunale në kushte kur të njejtat nuk janë shpallur, e vetmja rrugëszgjidhje për organizimin e zgjedhjeve lokale është ndërhyrja në Kodin zgjedhorë, sqaron ekspertja juridike Besa Arifi.

Kuvendi sa më pare do të duhet të gjejë zgjidhje emergjente për shkak të faktit se ligji nuk i parashikon situatat e këtilla.

Nëse një gjë e tillë nuk ndodhë,  sipas Arifit pushteti vendorë do të përballet me probleme ligjore gjatë ushtrimit të detyrës së tij.

“Për momentin si zgjidhje e parë adekuate dhe më emergjente është është ndryshimi i Kodit Zgjedhorë që do të mundësonte mbajtjen e zgjedhjeve të reja në afat të caktuar. Në qoftë se një gjë e tillë nuk do të ndodhte atëherë me të vërrtetë do të ishte shumë problematike për shkak se kryetarët e komunave por edhe këshilltarët komunal do të përballeshin me problem ligjore në ushtrimin e detyrës së tyre” – tha ekspertja juridike, Besa Arifi.

Edhe analisti politik Albert Musliu pret që kuvendi të ofrojë një zgjidhje për të mos pësuar qytetarët nga mungesa eventuale e shërbimeve që ofron pushteti vendorë.

“Unë besoj se shumica e re jo që do të ofrojë por ka obligim të ofrojë se ajo do të bëhet qeveria e re dhe qeveria e re në bashkpunim gjithsesi edhe me opozitën tashmë të gjej një farë zgjidhje që të tejkalohet kjo fazë se këtu seriozisht mund të pësojnë qytetarët  për përditshmëritë e veta në arsim në shëndetësi, shërbimet komunale dhe mendoj se janë aq të përgjegjshëm edhe të opozitës të mos i bëjnë ato obstrukcione të cilat dijnë t’i bëjnë dhe të mundësojnë një zgjidhje politike nëpërmjet parlamentit që kjo fazë të tejkalohet” – u shpreh analisti politik, Albert Musliu. 

Zgjedhjet lokale duhej të mbaheshin në gjysmën e parë të majit, por për shkak të asaj që nuk u zgjodh kryetari i Kuvendit, skaduan afatet për shpalljen e tyre në kohën e paraparë.

Mandati i kryetarëve të komunave dhe këshillave komunal skadon më 15 maj. Kodi zgjedhor parashikon mbajtjen e zgjedhjeve cdo 4 vjet , ne javën e pare të muajit maj. (Naim Ramadani, TVM2)