Kriza politike, nesër skadon mandati i i pushtetit lokal, vazhdojnë përplasjet VMRO-DPMNE -LSDM
Neser skadon mandati i kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve komunal....

Neser skadon mandati i kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve komunal, nërsa zgjedhjet lokale akoma nuk janë caktuar se kur mund të mbahen.
Në kërkim të zgjidhjes së këtij problemi nesër pritet të mbahet takim koordinues mes grupeve parlamentare dhe kryeparlamentarit Talat Xhaferi, ku duhet të vendoset për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Kuvendi fillimisht do te duhet te mbaje seancë në të cilën duhet të miratohen ndryshimet në kodin zgjedhorë, për tu mundësuar zgjatja e mandatit të kryetarëve të komunave dhe këshillave komunale deri ne mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe meë pas te caktohet data e shpalljes dhe mbajtjes se zgjedhjeve lokale.Kryeparlamentari Xhaferi me heret ka njoftuar se procedurat për ndryshimet ne kodin zgjedhor do te fillojnë menjëherë pasi partitë të merren vesh në mes vete. Mandati i administratave komunale skadon të hënën, kurse ishte vet kryetari i kuvendit ai qe ftoi partitë qe sa me shpejt te dakordohen për ketë çështje, qe mos te bllokohet puna e komunave.
Edhe pse vedni gjendet në një ngërc politik të thellë, as sot nuk munguan perplasjet mes partive më të mëdha politike të bllokut politik maqedonas.
“Vlerësojmë se SDSM në mënyrë jo principiele kërcënon realizimin e zgjedhjeve lokale duke ndërlidh atë me mandatin e dëshiruar.Vlerësojmë se ai tregon frigë të ballafaqohet në zgjedhje në kohë sa më të shpejtë ku qytetarët do të mund të vendosin për nevojat e tyre lokale” – tha Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE. “Ne sillemi plotësisht në mënyrë konstruktive, për atë dhe ishim në atë takim. Nëse VMRO-DPMNE deri më tani nuk i bllokonte proceset do të kishim qeveri reformuese dhe atëherë ndoshta zgjedhjet lokale do të realizoheshin në afat. Atë që e bën VMRO është të shkaktojë haos plotësues, por konstruktiviteti jone do të ndihmoje të formohet Qeveri e re reformuese” – u shpreh Milla Carovska nga rradhët e LSDM-së.
VMRO –DPMNE- edhe më tej vazhdon të cilësojë si jo legjitim kryetarine Kuvendit Talat Xhaferi. Në tentim për të gjetur zgjidhje sa më të shpejtë dhe dalje nga kriza me ftese të kryetarit të parlamentit Talat Xhaferi, përfaqësues të gjitha partive politike u takuan dje ne kuvend takim i cili u vleresua si jo formal, dhe larg objektivit te kamerave.
Takimi nuk zgjati me shume se 1 ore, kurse temë e bisedimeve ishin zgjedhjet lokale, por nuk ka informacione zyrtare se cili ka qenë epilogu i dale nga takimi. (Florije Kamberi, TVM2)
