Familja Fejzullau nga Nerezi apelojnë për ndihmë, 072309402

14.05.2017 20:07

Jeta di të na sprovojë në të gjitha mënyrat e mundshme por kur të sprovon në fëmijën....

Jeta di të na sprovojë në të gjitha mënyrat e mundshme por kur të sprovon në fëmijën nuk mund ta gëlltisësh lehtë, kështu fillon rrëfimin Nuredini Fejzullau, per te birin  Rasimin,  dhe historinë e dhimbshme në familjen e tij. 

“Lindi normal në spital, normal rriteshte por pas 6 muajsh kishte temperaturë dhe ndejti ne spital 10 dite, kur filloi të ecën rrinte në gishta, i bën disa terapi po nuk kishte sukses” – tha Nuredin Fejzullau.

Të dëshpëruar vendosën të pajtohen me fatin dhe ta shikojnë djalin e tyre se si rëndohet dita ditës.

Mirëpo para  ca ditesh në familjen e tyre lind një shkëndije shprese. Rasimi sot është 32 vjec, ai është i martuar dhe ka 4 fëmijë, një zonjë që e takon në rrugë i bie në sy se si ecen dhe interesohet për shëndetin e tij, ai i tregon se ashtu është bërë pas lindjes dhe se është i detyruar me vite të ec në majë të gishtrinjëve.

Ajo e rekomandon të shkoj tek një mjek e bindur se pas intervenimit do ecën si të tjerët.

Kjo familje sa gëzohet nga rekomandimet e mjekut aq ngelin me supet lartë se nuk janë në gjendje të paguajnë operacionin.

Ku ti gjejme parat lodhen me nete duke menduar. Unë jam në gjendje tja jap këmbët e mia djalit vetëm ta shoh atë duke ecur si të tjerët por nuk është e mundur më thonë.

Nuk e di si t’ia bëj kjo që më erdhi më gjeti pa një qindarkë në xhep, me javë jam duke menduar ku ti gjejë të hollat thotë ai.

“Në jetën time skam lypur kur ndihmë, sa kam pasur mundësit e mia kam luftu, por tash është problem që u harxhova , nuk kam mundësi për momentin se afati është I kufizuar deri në qershor,  ndonjëhëerë vjen momenti,  bëhet fjalë për jetë” – u shpreh Nuredin Fejzullau.

Me  të dëgjuar  miqtë dhe dashamirët  nga Nerezi u mblodhën dhe u solidarizuan me gjendjen time dhe mblodhën ca të holla,  por janë të nevojshme më shumë.

Ai ka nxjerr në shitje edhe një tokë por po që nevoja e shet edhe shtëpin sepse me shëndetin  e djalit nuk i vjen asgjë. (Rina Turkeshi, TVM2)