MPB konfirmon rastin, bombë në shtëpinë e prindërve të Milloshovskit
Deputeti nga rradhët e VMRO-DPOMNE-së Antonio Milloshovski ka deklaruar se në shtëpine e prindërve....

Deputeti nga rradhët e VMRO-DPOMNE-së Antonio Milloshovski ka deklaruar se në shtëpine e prindërve të tij është gjetur mbjet shpërthyes.
Sipas Milloshovskit bomba e vendosur para derës së shtëpisë ka qenë e qëllimshme si si kërcënim indirekt dhe presion ndaj tij të lidhur me me aktivitetin politik.
Derisa organet kompetente të MPB-së po bëjnë hetimin , Milloshovski pohon se bomba është vendosur nga persona kriminel të nëntokës të inspiruar nga publikimi i bombave politike nga ana e liderit të LSDM-së.
“Pas tre viteve maltretim të shtetit dhe qytetarëve me publikimin e bombave politike të montuara, dikush nga nëntoka kriminele-politike vendosi te inspirohet nga “bombat e mandatarit për Jetë”, dhe tani filloi të vendosë bomba të vërteta me kërcënim për jetë nëpër shëpitë e kundërshtarëve politik. Dje rreth orës 22, u zbulua bomba e cila ishte e vendosur t në shtëpinë e babait tim, por falë intervenimit të ekipit të MPB për krim teknikë me sukses çmontoi bombën e vendosur. Bomba ishte e vendosur me qëllim dhe ky akt është tentim për vrasje. Kërcënimet ndaj babait tim i konsideroj si kërcënim indirekt dhe presion ndaj meje, që lidhen me mendimin dhe aktivitetin tim politik. Por nuk ka tërheqje dhe largim” – tha Antonio Milloshovski.
Edhe MPB konfirmon rastin, Në raportin e sotëm MPB shkruan se bomba është gjetur rreth ores 22 të mbrëmjes së djeshme.
Ekipet e MPB-së dhe ato antiterrorizëm nga Shkupi me sukses kanë demontuar mjetin shpërthyes . Prokurori Publik së bashku me ekipet e hetuesise ka bërë hetim në vendin e ngjarjes, dhe po punojnë në zbardhjen e rastit.
LSDM ashpër e dënon aktin dhe u bënë thirje organeve kompetente të zbardhin rastin dhe kryerësit e veprës të dënohen.
“ Destabilizimi i shtetit I motivuar dhe i krijuar nga ana e Nikolla Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij duhet menjëherë të ndërpritet. Së shpejti do të formohet qeveri e cila do të kujdeset për të gjithë qytetarët e vendit, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, politike apo fetare. Kjo qeveri reformatore nuk do të lejojë që të veprohet si deri më tani, të nxitet dhuna dhe urrejtja, ashtu siç e ka bërë deri më tani VMRO-DPMNE”, thuhet në komuniktën me shkrim të LSDM-së.
