Rasti “ Trust”, PSP nesër me detaje për vendimin e Gj. Speciale

14.05.2017 21:07

Pasi Gjykata Supreme të premten shfuqizoi masën e paraburgimit....

Pasi Gjykata  Supreme  të premten shfuqizoi  masën e paraburgimit për  biznesmenin Sead Koçan, si i dyshuar për rastin Trust, Prokurorisë Speciale i ka mbetur  ti bëjë kërkesë Këshillit penal pranë Gjykatës themelore  Shkupi 1, i cili duhet të merr vendim për masë të re të paraburgimit për biznesmenin Kocan, apo i njejti do të mbetet i lire.

Kjo vjen një ditë pasi Gjykata Supreme shfuqizoi masën e paraburgimit për Sead Kocanin, e propozuar nga ana e Prokurorisë Speciale.

Tani i mbetet në dore Gjykatës  penale  të vendosë se a do të ketë masë të re të paraburgimit apo jo, sepse sipas procedurave lënda sërish këthehet në fazën fillestare për të cilën merret vendim për kërkesën e Prokurorisë Speciale dhe kundër vendimit të gjykatësit me procedure paraprake gjyqësore. 

Nga ana tjetër Gjykata Speciale aryetohet  se vendimin  për shfuqizimin e masës së paraburgimit e ka marrë duke vepruar në pajtim me kërkesën e mbrojtjes së ligjshmërisë  të cilën e ka ngritur prokurori Publik Marko Zvreski.