Diplomati amerikan Hoyt Yee, nesër në Tiranë do të negociojë krizën politike

14.05.2017 21:16

Një ditë para vizitës në Shqipëri , Zv.Ndihmës Sekretari Amerikan I shtetit Hoyt Ji...

Një ditë para vizitës  në Shqipëri , Zv.Ndihmës Sekretari Amerikan I shtetit  Hoyt Ji, ka deklaruar se bojkoti I kuvendit nga ana e opozitës shqiptare është  një pa përgjegjësi. 

Parlamenti duhet të përfaqësojë dhe mbrojë interesat e publikut. Deputetët të cilët po bojkotojnë parlamentin nuk po marrin përgjegjësin e tyre dhe po injorojnë këshillën e ish Presidentit, Teodor Rusvelt, sipas të cilit përgjegjësia i takon burrave që aktualisht janë në kuvend, dhe jo kritik te guximshëm jashtë tij. Ky eshte mesazhi qe Zv.Ndihmes Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, i ka derguar klases politike në Shqiperi. 

Me ardhjen e Yee politikës shqiptare po i ofrohet një shans i fundit për dialog me qëllim kapërcimin e krizës.  Zv.Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit vjen me një mandat të posaçëm nga Uashingtoni, për arritjen e një marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës shqiptare. Zyrtari i lartë amerikan do të takohet me krerët të lartë të shtetit dhe politikës shqiptare.

Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit do të takohet me kryeministrin Edi Rama, kreun e Kuvendit njëherësh President i zgjedhur Ilir Meta, si dhe liderin e opozitës Lulzim Basha.