Selanik, treni del nga shinat, 4 të vdekur

14.05.2017 23:57

Të paktën 4 persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur....

Të paktën 4 persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur,  si pasoje e një aksidenti hekurudhor në Greqi.

Treni i linjës Athinë-Selanik ka dalë nga shinat pak para mbërritjes në qytetin e Selanikut, rreth orës 22:00  të mbrëmjes së të shtunës.

Në pesë vagonët e tij ndodheshin rreth 70 pasagjerë. Në momentin e daljes nga shinat vagonët janë përplasur me shtylla të linjave elektrike, ndërsa duket se është rrëzuar edhe një shtëpi e braktisur në vendin e quajtur Adhendro, disa km në dalje të Selanikut. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.

Në vendgjarje kanë shkuar menjëherë 21 makina të repartit të zjarrfikësve, me 30 njësi, si dhe disa ambulanca.