Pas 50 viteve pjesëmarrje, Portugalia fiton Eurovisionin për herë të parë

14.05.2017 19:39

Portugalia mbrëmë ka triumfuar në edicionin e 62-të në festivalin evropian të këngës...

Portugalia mbrëmë ka triumfuar në edicionin e 62-të në festivalin evropian të këngës “Eurovision Song Contest” që u mbajt për herë të dytë në Kiev të Ukrainës.

Këngëtari portugez Salvador Sobral, është shpallur mbrëmë fitues i garës më të madhe të muzikës “Eurovision” me këngën “Amar Pelos Dois”.

Fitorja e tij ishte parashikuar edhe nga sondazhet, bastet dhe fansat e festivalit.  Fitorja e 27 vjeçarit Sobral, për Portugalinë po konsiderohet si historike, pasi vjen pas më shumë se 50 viteve pjesëmarrje të këtij shteti në Eurovision.