Shpërthen kolera në Jemen, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
15.05.2017 12:17
Jemeni ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas shpërthimit të kolerës...

Jemeni ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas shpërthimit të kolerës dhe vdekjes së një numri të madh njerëzish.
Të gjitha spitalet e kryeqytetit, të cilat kontrollohen nga rebelët, janë të mbushura me pacientë të prekur nga kolera.
Kryqi i Kuq thotë se numri i rasteve të dyshuara është trefishuar brenda javës, duke arritur në më shumë se 8,500 të sëmurë.
Jemeni është një nga vendet më të shkatërruara nga uria dhe lufta civile, ku sëmundja vdekjeprurëse e kolerës po përhapet me shpejtësi.
Dy të tretat e popullsisë nuk kanë qasje në ujë të pijshëm, bën të ditur OKB-ja.
