Vendi prej sot pa pushtet vendor, sytë nga Kuvendi, Xhaferi mban koordinim

15.05.2017 12:36

Mandati i pushtetit lokal skadoi sot...

Mandati i pushtetit lokal skadoi sot. Moskonstituimi gjatë kohë i kuvendit pamundësoi shpalljen e zgjedhjeve lokale në kohë.

Për të zgjidhur këtë situatë që mund të çojë në paralizim të pushtetit lokal, në Parlament është thirrur një takim koordinues mes partive politike parlamentare. Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, ka thirrur në takim përfaqësuesit e partive politike. Një takim i tillë u mbajt edhe  të shtunën kur tek Xhaferi ishin Nikolla Todorov i VMRO-DPMNE-së, Oliver Spasovski i LSDM-së, Zekirija Ibrahimi nga BESA, Sadulla Duraku nga BDI dhe Luan Tresi nga PDSh.

Asnjëri prej tyre nuk bëri të ditur se për çfarë është biseduar. Sot zyrtarisht pritet të harmonizohen qëndrimet dhe të arrihet dakordim mes partive politike për mbajtjen e seancës parlamentare ku duhet të vazhdohet mandati i kryetarëve të komunave dhe këshillave komunalë, më pas të caktohet edhe data për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.