Rasti “Trust”, PPS sot me detaje për vendimin e Speciales

15.05.2017 13:05

Pasi Gjykata Supreme të premten shfuqizoi masën e paraburgimit për biznesmenin, Sead Koçan...

Pasi Gjykata Supreme të premten shfuqizoi masën e paraburgimit për  biznesmenin, Sead Koçan, si i dyshuar për rastin “Trust”, Prokurorisë Speciale i ka mbetur t’i bëjë kërkesë Këshillit Penal pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1, i cili duhet të marrë vendim për masë të re të paraburgimit për biznesmenin Koçan, apo i njëjti do të mbetet i lirë.

Tani i mbetet në dorë Gjykatës Penale të vendosë se a do të ketë masë të re të paraburgimit apo jo, sepse sipas procedurave lënda sërish kthehet në fazën fillestare për të cilën merret vendim për kërkesën e Prokurorisë Speciale dhe është kundër vendimit të gjykatësit me procedurë paraprake gjyqësore.

Gjykata Speciale arsyetohet se vendimin për shfuqizimin e masës së paraburgimit e ka marrë duke vepruar në pajtim me kërkesën e mbrojtjes së ligjshmërisë të cilën e ka ngritur prokurori, Publik Marko Zvreski.

Vetë biznesmeni që deri të premten kërkohet me fletëarrest ndërkombëtar, pasi fshihej që nga vendimi për arrest, mbrëmë është shfaqur në Shkup, më saktë është pranuar si rast urgjent në njërën nga Klinikat në Qendrën Klinike Nënë Tereza në Shkup.