Maqedoni

Fillon me punë instituti parlamentar

27.05.2014 19:00

Instituti Parlamentar, nga sot do të jetë në shërbim të deputetëve të përbërjes...

Instituti Parlamentar, nga sot do të jetë në shërbim të deputetëve të përbërjes së re për hulumtim dhe informim.
 
Ekipi i Institutit që do t’i shërbejë Kuvendit, do të përbëhet nga 25 nëpunës shtetëror, të gjithë të trajnuar, për t’i plotësuar kërkesat dhe nevojat e deputetëve, mbi përpunimin e analizave dhe studimeve. Misioni i këtij Instituti është forcimi i rolit legjislativ dhe mbikëqyrës të Kuvendit.
 
“Çdo deputet nga përbërja e re, përmes formës së shkruar apo elektronike, mund të dorëzojë kërkesë për përpunimin e ndonjë informate të shkurtër, krahasuese apo të dhëna kronologjike për disa çështje të caktuara që janë në fushëveprimin e tij”, deklaroi kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski.
 
“Qëllimi i Agjencisë zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim është hulumtimi profesional dhe objektiv, si dhe analiza të bazuara në ekspertizën ndërkombëtare dhe vendore, shërbime të edukimit dhe komunikimit, bibliotekë hulumtuese dhe arkiv ligjvënës”, tha ambasadori i Zvicrës në Maqedoni, Stefano Lazarato.
 
Këtë Institut Parlamentar do ta drejtojë këshilltari shtetëror, Zllatko Atanasov. 
 
Instituti Parlamentar u themelua me mbështetjen e Ambasadës zvicerane. Këtij procesi i parapriu një dialog prej 5 vjetësh.
 
AFRIM TANALLARI