Botë
Papua Guinea e re, vriten 17 të burgosur, 57 arrijnë të arratisen
15.05.2017 15:13
17 të burgosur kanë mbetur të vdekur pasi u qëlluan nga rojet e burgut “Buimo” në Papua Guinenë e re...

17 të burgosur kanë mbetur të vdekur pasi u qëlluan nga rojet e burgut “Buimo” në Papua Guinenë e re, gjatë një tentimi për arratisje në masë.
Në arratisje ishin të përfshirë edhe 60 persona të tjerë, 57 prej tyre kanë arritur të ikin dhe ende janë në arrati, ndërsa tre persona janë kapur.
Këta të arratisur përbëjnë një rrezik shumë serioz të sigurisë në këtë zonë.
Autoritetet kanë paralajmëruar të arratisurit se do të kapen dhe i kanë inkurajuar që të dorëzohen për t’u rikthyer në burg.
Arratisje të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë në vitet e fundit në këtë shtet.
