Maqedoni
Agjencia për Punësim, trajnim për sipërmarrës të ri deri në 29 vjeç
15.05.2017 15:44
Të rinjtë deri në 29 vjeç do të mund të konkurrojnë për trajnime falas për sipërmarrësi, këtë e shpalli Agjencia për Punësim...

Trajnimet do të zgjasin deri më 1 dhjetor dhe në to është paraparë të trajnohen 950 persona. Projekti është i mbështetur nga BE me 300 mijë euro. Siç informoi drejtori i Agjencisë për Punësim, Vllatko Popovski, pas trajnimeve, të rinjtë do të mund të ndërtojnë biznes-plan dhe me atë të konkurrojnë për masat e ardhshme për punësim që i ofron shteti.
“Trajnimet do të organizohen nga ana e kompanive konsultative në nivel të të gjithë Maqedonisë, ndërsa do të zgjasin deri në 5 ditë, apo gjithsej 45 orë, por për të filluar trajnimi e patjetërsueshme është që të paraqiten dhjetë persona”,- u shpreh drejtori i Agjencisë për Punësim, Vllatko Popovski.
Popovski theksoi se në shpalljen e parë për grande të publikuar në mars të këtij viti, janë paraqitur 1250 persona, 440 prej të cilëve kanë qenë të moshës nën 29 vjeçare. Deri tani 40 deri më 45% të grandeve janë shpërndarë për të rinjtë, informoi drejtori i Agjencia për Punësim, Vllatko Popovski.
ERSAN PAJAZITI
