Maqedoni
Tabela e shkollës “Vëllezërimi” pa shkronja shqipe
27.05.2014 19:02
Tabela me mbishkrimin në gjuhën shqipe e shkollës fillore “Vëllazërimi”...

Tabela me mbishkrimin në gjuhën shqipe e shkollës fillore “Vëllazërimi” në lagjen Karposh të Shkupit, tashmë prej tre ditësh ka mbetur pa shkronja shqipe.
TVM-2, nga burime brenda shkollës, siguroi fotografi në të cilat shihet qartë se në hyrje të objektit të shkollës ekzistojnë të dy tabelat, njëra në gjuhën maqedonase, ndërsa tjetra tabelë boshe, pa shkronja në gjuhën shqipe. Fjalët e vetme që kanë mbetur në këtë tabelë janë “ Bratstvo dhe Karposh”.
Siljanovska madje premton për TVM-2 se tabela në gjuhën shqipe do të zëvendësohet brenda një jave dhe thotë se për këtë gjë është informuar edhe kompania, e cila i përpunon tabelat e shkollave fillore dhe të mesme në Komunën e Karposhit.
Aktualisht në shkollën “Vëllazërimi” në lagjen Karposh ka rreth 560 nxënës, prej të cilëve 416 nxënës janë shqiptarë, ndërsa 137 maqedonas.
REXHEP QAMILI
