Maqedoni
Kumanovë, sallë e re sportive në Sh. M. “Pero Nakov”
15.05.2017 17:05
Me vënien e gurthemelit, edhe zyrtarisht ka filluar ndërtimi i sallës së sporteve të Shkollës së Mesme Ekonomike “Pero Nakov”...

Me vënien e gurthemelit, edhe zyrtarisht ka filluar ndërtimi i sallës së sporteve të Shkollës së Mesme Ekonomike “Pero Nakov”, paralelet me mësim në gjuhën shqipe në Kumanovë.
Bëhet fjalë për një investim në kuadër të projektit “145 salla sportive në Maqedoni”. Nxënësit e kësaj shkolle këtij projekti kapital pritet t’i gëzohen nga viti shkollor 2018/2019.
“Sot ky projekt u kurorëzua me sukses dhe jemi të gëzuar që në shkollën tonë, përveç kushteve të tjera, për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor, do të ndërtohet edhe salla e re e sportit, me çka do t’u përgjigjet nevojave dhe kërkesave reale të gjeneratave të tashme dhe të ardhshme”,- deklaroi drejtori i Sh. M. E. “Pero Nakov”, Elham Ademi.
“Salla sportive “Pero Nakov” në Kumanovë është në një sipërfaqe prej 650 metra katrorë dhe me vlerë prej 24 milionë denarë. Salla e sportit do të furnizohet plotësisht me pajisje sportive, garderobë, toalete dhe dushe”,- theksoi ministri i Arsimit, Pishtar Lutfiu.
Deri tani, në kuadër të këtij projekti janë ndërtuar 25 salla sportive nëpër shkollat e mesme të Maqedonisë.
NEXHAT AQIFI
