Maqedoni

60 vjet nga Marrëveshja e Romës, Zhbogar: integrimi europian, projekt paqësor

15.05.2017 17:23

Integrimi europian është një ndër projektet paqësore të suksesshme në histori, dhe pikërisht për këtë BE ka fituar çmimin Nobel për paqe...

Integrimi europian është një ndër projektet paqësore të suksesshme në histori, dhe pikërisht për këtë BE ka fituar çmimin Nobel për paqe, theksoi euroambasadori, Samuel Zhbogar.
 
Ai këto komente i bëri në kuadër të manifestimit për shënimin e 60 vjetorit të Marrëveshjes së Romës.  
 
“Dua që t’i inkurajoj njerëzit e rinj dhe banorët e ardhshëm të    BE-së të ecin para për dëshirën për t’u anëtarësuar në BE dhe të mendojnë për sfidat që ballafaqohet dhe ndryshimet në zgjidhjet që duhet bërë. Anëtarësimi në BE nuk është i gjithë qëllimi, por zinxhir për një të ardhme më të mirë”,- deklaroi euroambasadori, Samuel Zhbogar.
 
“Nëpërmjet procesit të arsimit formohet fizionomia intelektuale e një vendi. Me Sistemin  e Bolonjës në vitin 2003 arsimi i lartë në Maqedoni ka hyrë në një proces të transformimit dhe të reformave në përputhje me modelin e arsimit europian, të përgatitur sipas rekomandimeve të Komisionin  dhe Këshillit europian”,- deklaroi rektori i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Nikolla Jankullovski.
 
Manifestimi për shënimin e 60 vjetorit të Marrëveshjes së Romës u organizua nga Qendra për të dhëna dhe informacione të BE-së dhe Fakulteti Ekonomik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”. 
 
REJHANE BUSHI-METAJ